Ndërlidhjet

Pakistani me ofensivë tokësore kundër militantëve


Pakistan

Pakistan

Pakistani ka nisur ofensivë tokësore kundër talibanëve në Vaziristanin Verior, rajon fisnor pranë kufirit me Afganistanin.

Ushtria pakistaneze ka thënë se ka nisur kërkimet shtëpi më shtëpi në kryeqytetin e provincës, Miranshah.

Ushtria po ashtu ka thënë se sulmet kanë nisur pas evakuimit të afro gjysmë milioni banorë nga rajoni.

Operacioni tokësor vjen pas dy javësh sulme ajrore kundër caqeve militante.

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, ka thënë se ofensiva është "fillim i një epoke të paqes dhe qetësisë", por talibanët janë zotuar se do të hakmerren.

XS
SM
MD
LG