Ndërlidhjet

Dyshohet se një helikopter u rrëzua në lindje të Rusisë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një helikopter që besohet se më bord kishte 14 persona është rrëzuar në një zonë të thellë lindore të Rusisë.

Autoritetet lokale kanë thënë se vendi ku është rrëzuar helikopteri i llojit, Mi-8 është në një pyll të dendur në “Khabarovsk Krai”.

Fati i personave që ishin në bord ende mbetët i panjohur.

Raportohet se pas rrëzimit, helikopteri është përfshirë nga flakët.

Një ekip i shpëtimit thuhet se është nisur drejt vendit ku gjendet helikopteri i rrëzuar.

Sipas zyrtarëve rusë, helikopteri i takon agjencisë pyjore të zonës, ndërsa raportohet se bartte zjarrfikës.

XS
SM
MD
LG