Ndërlidhjet

Shpërthim pranë presidencës egjiptiane


Fattah al-Sissi duke e bërë betimin si president i Egjiptit
Fattah al-Sissi duke e bërë betimin si president i Egjiptit

Një oficer policor është vrarë dhe disa të tjerë janë lënduar gjatë një shpërthimi në afërsi të pallatit presidencial në Kajro.

Ministria e Brendshme ka thënë se një ekip i specializuar ka qenë duke e deaktivizuar një bombë kur një bombë tjetër ka shpërthyer.

Mbetët enede e paqartë nëse presidenti egjiptian, Abdel Fattah al Sisi, ka qenë brenda objektit në kohën e shpërthimit.

Shpërthimi ka ndodhur vetëm pak ditë pasi grupi i militantëve islamik, Ajnad Misr, ka thënë se ka vendosur disa bomba duke pasur si cak forcat e sigurisë.

Grupi megjithatë ka hequr dorë nga misioni pasi kanë thënë se civilët gjithashtu mund të lëndohen, por mjetët shpërthyese nuk i ka hequr.

Militantët islamik i kan si cak policinë dhe ushtrinë e këtij vendi pasi ishte ushtria ajo vitin e kaluar që e hoqi prej pushtetit Mohamed Morsin, të Vëllazërisë Muslimane.

“Vëllazëria Myslimane”e ka hedhur poshtë çfarëdo lidhje me dhunën.

XS
SM
MD
LG