Ndërlidhjet

'Shteti Islamik i Irakut', rrezik për të gjithë


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Njëri nga zëdhënësit e ushtrisë irakiane ka thënë se xhihadistët Sunni që tashmë e kanë deklaruar “kalifatin” në territoret që i kontrollojnë në Irak dhe Siri, janë bërë rrezik ndërkombëtar.

Qassim Atta i ka thënë Reutersit se deklarimi i Kalifatit nga “Shteti Islamik i Irakut dhe Levanti”, një degë kjo e Al Kaidës, dërgon mesazh “rajonit dhe botës” se tashmë është bërë “kërcënim për të gjitha shtetet”.

Forcat Irakiane, ndërkohë janë duke e realizuar një kundër ofenzivë me qëllim që të rimarrin qytetin verior, Tikrit nga kryengritësit e “Shtetit Islamik të Irakut dhe Levanti” (ISIL).

Grupi e ka marrë nën kontroll Tikritin këtë muaj pasi morrën nën kontroll edhe disa pjesë të mëdha të pjesës veriore dhe perëndimore të Irakut.

Më 29 qershor, ISIL e ka deklaruar “kalifatin”, apo krijimin e shtetit islamik, duke nisur nga Aleppi në veri të Sirisë deri në Diyala në Irak.

XS
SM
MD
LG