Ndërlidhjet

Koreja Veriore propozon ndaljen e tensioneve me jugun


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Koreja Veriore ka propozuar që të dy Koretë të ndalojnë aktivitetet armiqësore ushtarake dhe betejën psikologjike.

Kërkesa është pjesë e përpjekjeve nga Veriu për të zbutur tensionet me vendin fqinj, Korenë e Jugut.

Në një deklaratë të datës 30 qershor, Komisioni për Mbrojtje Kombëtare i Veriut ka thënë se Peniani është i gatshëm të pezullojë të gjitha aktet e provokimit verbal duke filluar nga 2 korriku ndërsa i ka kërkuar Jugut që të veprojë njejtë.

Më 2 korrik të këtij viti shënohet 42 vjetori i deklaratës historike të përbashkët për bashkim paqësor të dy vendeve armike.

Deklarata më sakt është nënshkruar me 1972.

Komisioni i Koresë së Veriut gjithashtu ka kërkuar nga Koreja e Jugut që të anuloj ushtrimet e rregullta vjetore ushtarake me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ushtrime këto që mbahen para “Lojërave Aziatike”.

Lojërat këtë vit janë organizuar nga Koreja e Jugut, ndërsa pjesa veriore ka thënë se do të marrë pjesë.

Deklarata e Koresë së Veriut, megjithatë, u bë vetëm disa orë pasi ky shtet e konfirmojë që ka ditëve të fundit e ka kryer me sukses testin e dytë të raketës bërthamore të saj.

XS
SM
MD
LG