Ndërlidhjet

Gjykata Kushtetuese merr vendim


Ilustrim
Ilustrim

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka njoftuar se të hënën, më 30 qershor, ka shqyrtuar dhe ka vendosur për rastin e parashtruar nga presidentja e Repulikës së Kosovës, për, siç thuhet, vlerësimin e përputhshmërisë së nenit 84 mbi kompetencat e presidentit dhe nenin 95 mbi zgjedhjen e qeverisë.

Gjykata Kushtetuese do ta publikojë vendimin në ditët në vijim.

Më 19 qershor, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për të sqaruar çështjet kushtetuese që ndërlidhen me përgjegjësitë e saj.

Vlerësimi nga Gjykata Kushtetuese do të përcaktojë se kush ka bazë kushtetuese për të themeluar qeverinë e ardhshme.

Partia Demokratike e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri në largim, Hashim Thaçi, ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit.

Dy ditë më vonë, më 10 qershor, blloku i tri partive politike opozitare - në përbërje Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partia Nisma për Kosovën – arritën marrëveshje për formimin e koalicionit të ardhshëm qeveritar.

XS
SM
MD
LG