Ndërlidhjet

Qeveria vendos për autostradën, Prishtinë – Hani i Elezit


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Ministria e Infrastrukturës është urdhëruar që të nënshkruaj kontratën për ndërtimin e autostradës, Prishtinë – Hani i Elezit.

Nënshkrimi i kësaj kontrate është mundësuar pasi qeveria e Kosovës, gjatë mbledhjës së sotme ka vendosur që të niset ndërtimi i kësaj autostrade.

Përmes një njoftimi të dërguar mediave, qeveria e udhëhequr nga kryeministri në largim, Hashim Thaçi, ka urdhëruar Ministrinë e Infrastrukturës që të nënshkruajë kontratën për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit dhe gjithashtu obligon të gjitha ministritë dhe institucionet tjera përgjegjëse të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin të gjitha veprimet, konform detyrave dhe përgjegjësive bazuar ne legjislacionin ne fuqi, për zbatimin e këtij vendimi.

XS
SM
MD
LG