Ndërlidhjet

Ushtria afgane e rimerr Helmandin


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Zyrtarët afganë kanë thënë se ushtria i ka rimarr nën kontroll katër qarqet e fundit të krahinës jugore të Helmandit, që ishin sulmuar javën e kaluar nga një ofenzivë e talibanëve.

Në një intervistë ekskluzive me Radion Evropa e Lirë, shefi i qarkut Sangin të krahinës së Helmandit, Suliman Shah, ka thënë se të gjitha zonat e këtij qarku tani janë nën kontroll të qeverisë afgane.

Qarqet tjera, Nowzad, Kajaki dhe Musa Qala, tashmë janë çliruar nga militantët.

Ndërkohë, numri i viktimave nuk është konfirmuar nga burime të pavarura.

Katër qarqet e kësaj krahine janë sulmuar nga talibanët më 20 qershor gjatë një ofenzive që përgjatë harkut verior të Lumit të Helmandit për të rimarrë territore që së fundi ushtria amerikane ia ka dorëzuar trupave të qeverisë afgane.

Zyrtarët qeveritar afganë vlerësojnë se mbi 800 militantë kanë marrë pjesë në ofenzivën e fundit.

XS
SM
MD
LG