Ndërlidhjet

Rusi: Nuk u rrëzua helikopteri, por u dëmtua nga zjarri


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Të gjithë 15 personat që ishin në bordin e një helikopteri që u rrëzua në një zonë të thellë lindore të Rusisë kanë shpëtuar.

Zëdhënësi i Agjencisë Federale Pyjore të Rusisë ka thënë se helikopteri i llojit, Mi-8, që bartte zjarrfikës të kësaj agjencie, ka arritur të ulet në tokë.

Një zyrtar i lartë i ministrisë ruse të emergjencave, Vitaly Darchy, ka thënë se helikopteri ka arritur të ulet në tokë, por “është dëmtuar nga një zjarr që e kishte përfshirë pyllin”, duke i detyruar njerëzit që ishin në të, ta braktisin helikopterin.

Arsyea e këtij incidenti ende nuk është bërë e ditur.

Raportimet e mëhershme thonin se helikopteri është rrëzuar.

XS
SM
MD
LG