Ndërlidhjet

Izraeli e paralajmëron Hamasin


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Izraeli e ka paralajmëruar Hamasin që nëse nuk ndalon me sulmet e saj me raketa ndaj Izraelit, ushtria e kësaj të fundit do të ndërhyjë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka thënë sot: “Unë i sygjerojë fuqishëm elementeve të Hamasit që ta kenë parasysh se ne nuk do të lejojmë vazhdimin e këtyre sulmeve dhe rritjen e tyre”.

Ushtria e Izraelit ka njoftuar se 14 raketa janë gjuajtur në pjesën jugore të Izraelit gjatë ditës së sotme, duke dëmtuar dy shtëpi, por sulmet nuk kanë shkaktuar viktima apo të lënduar.

Sulmet me raketa nga Rripi i Gazës që kontrollohet nga Hamasi, janë rritur gjatë javëve të fundit derisa ushtria izraelite është duke kryer një operacion kundër grupit militant në Bregun Perëndimor.

Operacioni izraelit është nisur si pasojë e kërkimeve për tre adoleshentë izraelit që Izraeli thotë se janë marrë peng nga Hamasi.

XS
SM
MD
LG