Ndërlidhjet

Barroso kërkon reforma nga Shqipëria


Fotografi arkivi e Hose Manuel Barroso dhe Presidentit shqiptar, Bujar Nishani

Fotografi arkivi e Hose Manuel Barroso dhe Presidentit shqiptar, Bujar Nishani

Presidenti në largim i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, iu ka kërkuar politikanëve në Shqipëri që të lën anash dallimet dhe të fokusohen në reforma që kërkohen për kandidaturën e vendit për në BE.

Vizita e Barrosos në Tiranë është bërë pas dhënies së statusit të kandidatit Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Statusi i kandidatit konsiderohet si një hap i madh i rrugës së gjatë dhe të pasigurt të Shqiperisë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, raporton Associated Press.

Gjatë fjalimit që e ka mbajtur në Parlamentin shqiptar, Barroso ka kërkuar nga qeveria sociale shqiptare dhe Partisë Demokratike të opozitës që të fokusohen në kushtet e vëna të BE-së për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupcionin.

Ai gjithashtu ka kërkuar që drejtësia dhe administrata publike shqiptare të arrij standardet evropiane.

Barroso gjithmonë sipas AP-së, e ka paralajmëruar Shqipërinë që ekonomia e saj mbetët e “ndjeshme” dhe ka thënë se duhet reforma strukturore për të siguruar rritje afatgjate.

XS
SM
MD
LG