Ndërlidhjet

OSBE ngrinë operacionet e saj në Ukrainë


Njëri nga monitoruesit e OSBE-së që lirua së fundi nga separatistët pro rus

Njëri nga monitoruesit e OSBE-së që lirua së fundi nga separatistët pro rus

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka njoftuar se ka zvogëluar operacionet e saj monitoruese në lindje të Ukrainës dhe ka ngrirë operacionet e tjera.

Zëvendës shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Ukrainë, Alexander Hug, ka njoftuar sot për këtë vendim në Vjenë.

Ai iu ka thënë reporterëve, “ne mezi po presim për ditën kur do të mund të vazhdojmë aktivitetetet tona në lindje të Ukrainës me kapacitete të plota, por që kjo të ndodhë neve na duhen disa përmirësime”.

Ai ka shtuar se “neve na duhet që armët të zhduken, pikat e kontrollit të zhduken dhe kemi nevojë për liri të lëvizjes”.

Kjo deklaratë është bërë pasi separatistët pro rus në lindje të Ukrainës kanë liruar katër monitorues të OSBE-së më 26 qershor dhe katër të tjerë dy ditë më pas.

Hug ka njoftuar se të gjithë tetë monitoruesit janë të pa lënduar dhe se lirimi i tyre është bërë pa kushte.

XS
SM
MD
LG