Ndërlidhjet

Rusia dhe Ukraina do angazhohen për armëpushim


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Presidenca franceze ka njoftuar se presidentët e Rusisë dhe Ukrainës janë pajtuar që të punojnë në hartimin e një armëpushimi në lindje të Ukrainës dhe vendosjen e shpejtë të kontrollit efektiv kufitar.

Deklarata e presidencës franceze gjithashtu thotë se Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai ukrainas, Petro Poroshenko, janë pajtuar që të punojnë në drejtim të lirimit të pengjeve dhe të burgosurve në të dyja anët.

Njoftimi është bërë pas një bisede telefonike të realizuar sot në mes të Putinit, Poroshenkos, presidentit francez, Francoise Hollande dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.

Biseda është zhvilluar derisa armëpushimi që aktualisht është i shpallur në mes të forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve pro rus, përfundon sonte në orën 21.

Kremlini ka thënë se Putini e ka nënvizuar nëvojën për zgjatjen e armëpushimit dhe krijimin e një mekanizmi monitorues që do të përfshinte edhe OSBE-në.

XS
SM
MD
LG