Ndërlidhjet

Përleshje të reja në afërsi të Tikritit


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një oficer ushtarak irakian është cituar nga agjencia franceze e lajmeve, AFP duke thënë se kanë nisur përleshje të reja përreth qytetit të Tikritit, si përpjekje e re e qeverisë irakiane që ta rimarr këtë qytet prej militantëve islamik.

Luftetarët e “Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit” e kanë marrë nën kontroll Tikritin në fillim të këtij muaji derisa kanë avancuar në pjesë të konsiderueshme të territorit të Irakut.

Grupi që është degë e Al Kaidës, e ka deklaruar “kalifatin” apo shtetin islamik në territoret që i ka nën kontroll në Irak dhe Siri.

Zëdhënësi i ushtrisë irakiane, Qassim Atta i ka thënë Reutersit se ky veprim i dërgon mesazh “rajonit dhe botës” se “Shtetit Islamik i Irakut dhe Levanti është bërë “bërë kërcënim për të gjitha shtetet”.

XS
SM
MD
LG