Ndërlidhjet

Gjinden trupat e pajetë të izraelitëve


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Raportohet se ushtria izraelite ka gjetur trupat e tre adoleshentëve izraelitë që ishin zhdukur në Bregun Perëndimor para 18 ditësh.

Zyrtarët e sigurisë kanë thënë se trupat janë gjetur më 30 qershor në afërsi të qytetit të Hebronit, jo shumë larg vendit kur ishin zhdukur ata më 12 qershor.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, raportohet se ka thirrur një takim emergjent pas gjetjes së tre trupave.

Izraeli e ka akuzuar lëvizjen islamiste, Hamas, e cila e ka nën kontroll Rripin e Gazës, si grupi që qëndron prapa marrjes peng të adoleshentëve.

Më herët gjatë diës, Netanjahu e ka paralajmëruar Hamasin në qoftë se nuk ndalon së sulmuari me raketa nga Rripi i Gazës, ushtria izraelite do të ndërhyjë.

Sulmet me raketa nga Rripi i Gazës janë shpeshtuar gjatë javëve të fundit.

XS
SM
MD
LG