Ndërlidhjet

Afganistan: Rivlerësohen mijëra qendra votimi


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Udhëheqësi i Komisionit të Pavarur Zgjedhor të Afganistanit ka thënë se duhet rivlerësuar votat në gati 2 mijë qendra votimi dhe se në të njejtën kohë po merret me akuzat që janë bërë për manipulim të zgjedhjeve.

Ahmed Yousuf Nuristani, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, më 30 qershor se rivlerësimi i votave në 30 krahina afgane ka për qëllim që të rikthej transparencën dhe paanësinë.

Ai ka thënë se rivlerësimi mund të marrë pesë ditë.

Nuristani, gjithashtu ka thënë se komisioni nuk ka vendosur ende nëse do të bëjë publike rezultatin më 2 korrik ashtu siç është thënë më parë, apo të pres edhe rivlerësimin votave në 30 krahina.

Rezultati përfundimtar është caktuar të jepet më 22 korrik.

Në rundin e dytë dhe final të zgjedhjeve presidenciale më 14 qershor, janë përballur dy kandidatë, ish ministri i jashtëm, Abdullah Abdullahu, dhe Ashraf Ghani, ish ministër i financave.

XS
SM
MD
LG