Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Poroshenko nuk e vazhdoi armëpushimin


Ushtria e Ukrainës në afërsi të rajonit lindor Luhansk

Ushtria e Ukrainës në afërsi të rajonit lindor Luhansk

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se nuk do ta vazhdoj armëpushimin dhe se forcat e Ukrainës do të sulmojnë kundër kryengritësve në pjesën lindore të këtij vendi.

Armëpushimi, që ishte pjesë e planit të tij të paqes për ta ndalur kryengritjen proruse në lindje, kaloi mbrëmë vonë.

Në një video të publikuar në faqen e presidencës së Ukrainës në Internet, Poroshenko tha se armëpushimi ka përfunduar dhe se “ne do të sulmojmë dhe ne do ta lirojmë vendin tonë”.

Kjo deklaratë u bë pasi Poroshenko u takua me shefat ushtarakë dhe ata të sigurisë.

Më herët gjatë ditës së djeshme, Poroshenko me telefon ka biseduar me liderët e Rusisë, Gjermanisë dhe Francës, duke thënë se kryengritësit nuk i kanë “plotësuar kushtet”.

Presidenca franceze ka njoftuar se Poroshenko dhe presidenti rus, Vladimir Putin, janë pajtuar të punojnë në miratimin e armëpushimit dhe krijimin e shpejtë të kontrollit efektiv të kufirit.

Raportohet se armëpushimi ishte shkelur në mënyrë të vazhdueshme nga të dy palët.

XS
SM
MD
LG