Ndërlidhjet

WP: Gjykata i kishte dhënë NSA-së autorizime të gjëra


Sipas dokumenteve që kanë rrjedhur në opinion Angela Merkel ishte përgjuar nga NSA

Sipas dokumenteve që kanë rrjedhur në opinion Angela Merkel ishte përgjuar nga NSA

E përditshmja Washington Post thotë se Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA) e Shteteve të Bashkuara, ishte e autorizuar për t’i përgjuar informacionet “lidhur” me 193 vende dhe disa entitete ndërkombëtare.

Gazeta dje ka raportuar se “certifikimi juridik i fshehtë, i vitit 2010 dhe dokumentet e tjera, indikojnë se NSA-së i është dhënë autoritet shumë më elastik se sa që dihej më parë”.

Certifikimi ishte miratuar nga Gjykata e Jashtme e Vëzhgimit të Inteligjencës dhe ishte përfshirë në mesin e dokumenteve, që kanë rrjedhur nga ish-kontraktori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Edward Snowden.

Washington Post shkruan se Shtetet e Bashkuara nuk kanë pasur aranzhim për spiunim vetëm me katër vende: Britaninë, Kanadanë, Australinë dhe Zelandën e Re, poashtu të njohur si “Pesë Sytë”.

Certifikimi, poashtu, i ka lejuar agjencisë të mbledhë informacione për organizatat siç janë, Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian.

Dokumentet që kanë rrjedhur në opinion nga zoti Snowden, vitin e kaluar, kanë treguar se NSA i ka përgjuar komunikimet e liderëve të jashtëm, siç janë kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidentja e Brazilit, Dilma Rouseff.

XS
SM
MD
LG