Ndërlidhjet

Ukrainë: Ofensivë e forcave qeveritare kundër kryengritësve


Pamje e një tanku që është zënë nga forcat e qeverisë së Ukrainës

Pamje e një tanku që është zënë nga forcat e qeverisë së Ukrainës

Qeveria e Ukrainës thotë se forcat e saj e kanë lansuar përsëri një “operacion antiterrorist” kundër separatistëve prorusë në pjesën lindore të këtij vendi, pasi dështoi armëpushimi 10 ditësh për zgjidhjen e krizës.

Kryesuesi Oleksandar Turchynov, i tha sot Parlamentit të Ukrainës se “këtë mëngjes, faza aktive e operacionit antiterrorist ka vazhduar dhe se forcat tona po i sulmojnë bazat dhe pozicionet e terroristëve”.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, mbrëmë vonë ka shpallur se nuk e vazhdon armëpushimin dhe se forcat e Ukrainës do ta fillojnë ofensivën.

XS
SM
MD
LG