Ndërlidhjet

Francë: Ish-presidenti Sarkozy merret në pyetje


Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, raportohet se është mbajtur për tu marrë në pyetje lidhur me dyshime se e ka shfrytëzuar ndikimin për të pasur informacione.

Burime të cituara nga agjencitë perëndimore të lajmeve thonë se Sarkozy ka arritur sot për tu marrë në pyetje nga hetuesit antikorrupsion në Nanterre, në perëndim të kryeqytetit Paris, pasi dje avokati i tij dhe dy gjyqtarë ishin mbajtur për marrje në pyetje.

Agjencia franceze e lajmeve AFP raporton se ish-presidenti Sarkozy, 59 vjeçar, është i dyshuar se ka marrë informacione të brendshme nga njëri nga gjyqtarët lidhur me progresin e një hetimi tjetër.

Ky dyshime se ai ishte informuar se telefoni i tij mobil ishte përgjuar nga gjyqtarët në rastin e akuzave se fushata e tij presidenciale në vitin 2007 ishte financuar nga ish-diktatori i Libisë, Muammar Qaddafi.

Raportohet se hetuesit mund ta mbajnë zotin Sarkozi deri në 24 orë, me mundësi të zgjatjes edhe për 24 orë të tjera.

XS
SM
MD
LG