Ndërlidhjet

SHBA: Kërkohet që K. Veriore t’i liroj dy amerikanët


Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit Jen Psaki
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit Jen Psaki

Duke i cituar “shqetësimet humanitare”, Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Koresë Veriore, që t’i liroj dy turistët e burgosur amerikanë.

Kjo thirrje nga zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Jen Psaki, u bë pasi Koreja Veriore dje njoftoi se shtetasit amerikanë, Matthew Todd Miller dhe Jeffrey Edward Fowle, në gjykatë do të ballafaqohen me akuza për “kryerje të akteve armiqësore”.

Miller, 24 vjeçar, ishte arrestuar në muajin prill, pasi qartas e kishte grisur vizën e tij në zyrat e imigrimit dhe kishte kërkuar azil në këtë shtet komunist.

Fowle, 56 vjeçar, kishte hyrë në shtetin e izolur komunist më 29 prill dhe më vonë ishte arrestuar pasi raportohej se e kishte lënë një Bibël në hotel.

Personi amerikano-korean, Kenneth Bae, poashtu mbahet nga autoritetet në Phenian, pasi ishte arrestuar në vitin 2012 dhe është dënuar me 15 vjet punë të rëndë lidhur me akuzat se kishte synuar përmbysjen e regjimit.

XS
SM
MD
LG