Ndërlidhjet

logo-print

Raporti: Hakerët rusë i sulmojnë kompanitë perëndimore


Ilustrim

Ilustrim

Një raport i ri i një kompanie të sigurisë së kompjuterëve në Shtetet e Bashkuara i ka detajizuar sulmet sistematike të haketërve të identifikuar se janë nga Rusia kundër kompanive perëndimore të gazit dhe naftës.

Në raportin e tij të fundit, të publikuar mbrëmë vonë, kompania Symantex, me seli në Kaliforni, tha se hakerët e njohur si grupi “Dragonfly”, i kishte në cak firmat energjetike në Shtetet e Bashkuara, Spanjë, Francë, Itali, Gjermani, Turqi dhe Poloni.

Në këtë kuadër, besohet se ishin sulmuar më se 250 kompani.

Megjithatë, Kevin Haley nga Symantec i ka thënë së përditshmes New York Times, se nuk ka dëshmi se grupi rus kishte synuar t’i sabotoj kapacitetet energjetike perëndimore.

Sipas tij, motiv i qartë ishte për të mësuar më tepër për komannitë energjetike, planet strategjike, operacionet dhe teknologjinë.

Haley tha se ky aspekt është “potencial për sabotazh”.

XS
SM
MD
LG