Ndërlidhjet

Strasburg: Përkrahet vendimi francez për ndalimin e ‘burkas’


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e ka mbështetur vendimin e Francës për ndalimin e mbulesës myslimane (burka).

Gjykata në Strasburg ka vendosur më 1 korrik kundër kërkesës së një gruaje franceze e cila pretendonte se ndalimi i vendosur në vitin 2011, është “degradues” dhe shkel lirinë fetare.

24 vjeçarja kishte kërkuar të mbetej anonime nga shqetësimi se padia e saj mund të nxiste reagime negative në Francë, vend ky që ka popullatën më të madhe myslimane në Evropë.

Ajo kishte thënë se është e gatshme ta hiqte “burkan” kur kjo është e nevojshme për arsye sigurie që është edhe një prej arsyetimeve kryesore të Francës për ndalimin e mbulesës myslimane për gratë.

Pas kësaj ndaleje, të gjitha gratë që mbajnë shami që iu mbulon në tërësi fytyrën mund të dënohen deri në 150 euro.

Belgjika dhe disa zona të Zvicrës e kanë ndjekur shembullin e Francës për të ndaluar mbajtjen e kësaj mbulese myslimane në publik.

Disa pjesë të Italisë dhe Holanda janë duke e shqyrtuar mundësinë e ndalimit të “burkas”, gjithashtu.

XS
SM
MD
LG