Ndërlidhjet

Irani nuk dërgon ushtri në Irak


Fotografi arkivi e pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Irakut
Fotografi arkivi e pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Irakut

Një zyrtar iranian ka thënë se Teherani nuk e ka në plan që të dërgoj trupa në Irak, por ka mundësi që t’i ofroj Bagdadit armatim nëse kjo kërkohet për të “luftuar kundër terrorizmit”.

Zëvendës ministri i jashtëm iranian, Hossein Amir Abdollahiyan, gjatë vizitës në Moskë, ka thënë se “Iraku ka forca të fuqishme të armatosura dhe pajisje të rënda e të fuqishme ushtarake”, ndërsa deri më tash nuk është kërkuar armatim nga Irani.

Por, ai ka thënë se Irani do të ofroj “armatim të kërkuar” në pajtim me “rregullat ndërkombëtare dhe marrëveshjet ekzistuese”, nëse një kërkesë e tillë do të bëhej nga zyrtarët e Bagdadit.

Abdollahiyan ka shtuar se ngjarjet në Irak kanë ndodhur si rezultat i “ndërhyrjes ndërkombëtare” dhe se ky është “projekt i planifikimit të jashtëm amerikan”.

Ai ka thënë se SHBA-të i kanë orkestruar ngjarjet në Irak me qëllim që ta bëjnë Irakun një Ukrainë të dytë.

XS
SM
MD
LG