Ndërlidhjet

logo-print

Kurdët pas disa muajve, referendum për pavarësi


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Lideri i rajonit autonom kurd të Irakut, Masud Barzani, ka thënë se ai planifikon që të organizojë një referendum për pavarësi, brenda disa muajve.

Në një intervistë për televizionin publik të Britanisë, BBC, Barzani ka thënë se tani është koha e duhur për një votim të tillë pasi Iraku edhe ashtu është i ndarë.

“Ne do të mbajmë një referendum në Kurdistan dhe do të respektojmë do të përmbahemi cilitdo vendim të popullit tonë dhe shpresojmë se njejtë do të veprojnë edhe të tjerët”, ka thënë Barzani.

Barzani ka thënë se ai nuk mund të përmend një datë për referendumin ende, “por definitivisht kjo është çështje e disa muajve”.

Ai ka thënë se vendimi final do i lihet parlamentit.

Komentet e Barzanit janë bërë në kohën kur luftëtarët e “Shtetit Islamik të Irakut dhe Levanti” janë duke marrë nën kontroll pjesë të mëdha të territoreve në veri dhe perëndim të Irakut.

Të njejtit e kanë deklaruar edhe “kalifatin” apo shtetin islamik në territoret që i kanë marrë nën kontroll në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG