Ndërlidhjet

Schulz rizgjedhet president i Parlamentit Evropian


Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz (ARKIV)

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz (ARKIV)

Politikani i qendrës së majtë nga Gjermania, Martin Schulz, është rizgjedhur si president i Parlamentit të ri Evropian.

Schulz, i cili kishte të njejtën pozitë nga viti 2012 deri në fillim të këtij viti, është rizgjedhur duke marrë 409 vota nga 723 deputetë që votuan sot.

Zgjedhja e presidentit të ri është bërë pasi legjislatura e re evropiane e ka mbajtur sesionin e parë, gjashtë javë pasi votuesit evropianë zgjodhen parlamentin e ri.

Rezultati i zgjedhjeve iu dha 1 në 3 ulëse në parlamentin e ri euro-skeptikëve apo partive që në fakt janë kundër Bashkimit Evropian.

Parlamenti evropian ka 751 ligjvënës të cilët e kanë rolin e rëndësishëm për t’iu dhënë formë politikave të BE-së në çështje që kanë të bëjnë me rregullimet financiare e deri të subvencionet në bujqësi.

XS
SM
MD
LG