Ndërlidhjet

Nigeri: Sulmi me bombë vret së paku 15 persona


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Një sulm që është kryer me një bombë të vendosur në një traktor ka vrarë së paku 15 persona në qytetin verilindor nigerian, Maiduguri.

Bomba e ka pasur si cak një zonë të ngarkuar trafiku derisa shitësit ambulantë mblidheshin për t’iu shitur ushqime njerëzve që janë rrugës për në punë.

Deri më tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Zyrtarët në këtë shtet rregullisht e fajësojnë lëvizjen islamike, Boko Haram për sulmet me bomba, lëvizje kjo që ka origjinën në qytetin Maiduguri dhe që deri më tash ka vrarë mijëra njerëz përgjatë kryengritjes pesëvjeçare të saj.

Vitin e kaluar është nisur një ofenzivë e cila ka arritur pak a shumë sukses në largimin e Boko Haramit nga ky qytet për në fshatrat përreth.

Kidnapimi i 276 nxënëseve që Boko Haram e bëri në muajin prill ka nxitur reagim të ashpër ndërkombëtar, veprim ky që tërhoqi vëmendje globale ndaj kryengritjes islamike.

Nga 276 nxënëse që janë kidnapuar, 57 kanë arritur të ikin derisa 219 të tjera ende konsiderohen të zhdukura.

XS
SM
MD
LG