Ndërlidhjet

logo-print

BB, 100 milionë dollarë hua Bosnjes


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Banka Botërore e ka aprovuar një hua në vlerë prej 100 milionë dollarëve për Bosnjen dhe Hercegovinën si ndihmesë për shtetin ballkanik i cili po përballet me pasojat e vërshimeve të muajit maj.

Njoftimi është bërë publik nga vet Banka Botërore, raporton Reuters.

Të reshurat e muajit maj konsiderohen si më të mëdhat që janë regjistruar në 120 vitet e fundit duke shkaktuar daljen nga shtrati të lumenjëve në Bosnje.

Si pasojë e kësaj janë shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje dheu e të cilat morrën jetën e 65 personave në Bosnje, Kroaci dhe Serbi.

Një vlerësim fillestar i dëmeve tregon se vërshimet kanë shkaktuar dëme në vlerë prej 2 miliardë euro në Bosnje dhe po aq në Serbi.

Banka Botërore ka njoftuar se hua është hartuar në atë formë që e ka për qëllim të ndihmojë Bosnjen të përballet me nevojat kritike dhe të rikthej infrastrukturën esenciale në gjendje të mëparshme.

Hua e ka si cak të ndihmojë në ndërtimin e shtëpive, transportin, bujqësinë dhe energjinë.

Në anën tjetër, bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka ofruar 191 milionë euro për Bosnjen të hënën, duke e dyfishuar kështu kredinë për të ndihmuar këtë vend që të përballet me lehtë me pasojat e vërshimeve.

XS
SM
MD
LG