Ndërlidhjet

logo-print

SHBA-të e përshëndesin marrëveshjen për ‘Rrugën 6’


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Ambasada amerikane në Prishtinë e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes në mes të qeverisë së Kosovës dhe konsorciumit amerikano turk, Bechtel/Enka për ndërtimin e autostradës së re kosovare, nga Prishtina për te Hani i Elezit, e njohur si Rruga 6.

Sipas një njoftimi të dërguar mediave, ambasada vlerëson se “Bechtel është ndër ndërmarrjet më të sukseshme amerikane që veprojnë në rajon dhe shquhet për ndërtimin e rrugëve të sigurta dhe shumë cilësore me standardet më të larta inxhinjerike”.

Sipas këtij njoftimi, “Rruga 6 do t’i shërbejë rritjes së tregtisë dhe turizmit në Kosovë dhe do të sjellë mundësi të reja ekonomike për rajonin”.

XS
SM
MD
LG