Ndërlidhjet

logo-print

Dështon seanca e parë e parlamentit irakian


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Seanca e parë e parlamentit të ri irakian ka përfunduar në rrëmujë dhe pa arritur që të emëroi kryetarin e ri të parlamentit.

Ushtruesi i detyrës së udhëheqësit të parlamentit, Medi al Hafidh, iu ka thënë ligjvënësve se “kjo seancë shtyhet, dhe vazhdimi do të mbahet javën e ardhshme nëse arrihet pajtim për kryetarin e parlamentit”.

Ligjvënësit fillimisht kërkuan pushim që të diskutojnë rreth kandidatëve për postin e kryetarit të parlamentit, që tradicionalisht ka qenë një pjesëtar i komunitetit Sunni dhe dy zëvendësave, njëri prej të cilëve ka qenë Shiia dhe tjetri kurd.

Parlamenti është mbledhur fillimisht me 255 deputetë nga 328 sa ka në tërësi, por vetëm 75 deputetë janë kthyer në sallë pas pushimit, duke rezultuar kështu me mungesë të kuorimit për të vazhduar seancën.

Ka pasur shpresë se ligjvënësit do të arrijnë të progres politik derisa forcat qeveritare po e vazhdojnë ofenzivën për të rimarrë qytetin e Tikritit nga militantët islamik Sunni.

Luftetarët e “Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit” e kanë marrë nën kontroll Tikritin gjatë qershorit derisa kanë vazhduar me sukses avancimin në marrjen e territoreve të mëdha në pjesën veriore dhe perëndimore të Irakut.

XS
SM
MD
LG