Ndërlidhjet

logo-print

Pakistani i bën thirrje Kabulit të luftojë militantët


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Ushtria pakistaneze i ka bërë thirrje Afganistanit që të veprojë kundër militantëve që po e sulmojnë Pakistanin.

Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Asim Saleem Bajwa, iu ka thënë gazetarëve në Islamabad, se lideri i talibanëve të Pakistanit është duke u fshehur në kufinjët e Afganistanit duke i shpëtuar kështu operacioneve pakistaneze në Vaziristanin Verior.

Bajwa, ka thënë se prania e udhëheqësi i talibanëve të Pakistanit, Mullah Fazlullah, në tokën afgane është ngritur si çështje në të gjitha nivelet me Kabulin.

Zëdhënësi gjithashtu ka thënë se operacioni dy javor i Pakistanit në zonat fisnore të Vaziristanit Verior, do ta pastrojë zonën nga të gjithë militantët.

Bajwa, ka thënë se operacionet ushtarake deri më tash kanë vrarë 376 militantë.

Ai ka thënë se ka shumë të huaj, veçanërisht uzbekë që po luftojnë për talibanët.

XS
SM
MD
LG