Ndërlidhjet

Akuza të reja ndaj ish kryebashkiakut të Tbilisit


Ish kryetari i Tbilisit, Gigi Ugulava
Ish kryetari i Tbilisit, Gigi Ugulava

Akuza të reja shtesë penale që kanë të bëjnë me dyshimin për keqpërdorim të fondeve publike janë shtuar në dosjen e Gigi Ugulava, ish kryetari i Tbilisit.

I njejti është lider i partisë opozitare, Lëvizja e Bashkimit Kombëtar.

Ministria e Financave të Gjeorgjisë, ka njoftuar se dëshmi të reja kundër Ugulavës janë të lidhura me keqpërdorimin e madh të fondeve të buxhetit.

Ugulava, një aleat i ish Presidentit gjeorgjian, Mikhael Saakashvilli, është akuzuar për keqpërdorim të fondeve të komunës vitin e kaluar.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë ende.

Ugulava iu ka thënë reporterëve dje se ai është marrë në pyetje nga hetuesit dhe ka shtuar se të gjitha akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht.

Disa hetime janë nisur kundër bashkëpunëtorëve të Saakashvillt pasi partia e tij ka humbur zgjedhjet parlamentare në tetor të vitit 2012.

XS
SM
MD
LG