Ndërlidhjet

Moldavia nesër e ratifikon MSA-në


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Parlamenti i Moldavisë pritet që të mblidhet nesër në një seancë speciale për të ratifikuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian.

Agjencia Itar Tass e ka cituar kreun e Parlamentit, Igor Corman, duke e bërë këtë njoftim në Kishinev.

Sipas ligjeve moldave, ratifikimi mund të arrihet me shumicën e thjeshtë, pra me 51 vota nga 101 sa ka ulëse në Parlamentin e këtij shteti.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryeministri i Moldavisë, Iurie Leanca në Bruksel më 27 qershor.

Ligjvënësit që janë pjesë e koalicionit qeveritar pro evropian, dhe që e kanë shumicën e ulseve në parlament, kanë thënë se do ta përkrahin ratifikimin e marrëveshjes.

Opozita që ka 40 % të ulseve në Parlament, ka njoftuar se është kundër marrëveshjes.

Opozita e përfshinë partinë më të madhe, atë Komuniste, Partinë Socialiste dhe Partinë Ringjallja.

XS
SM
MD
LG