Ndërlidhjet

Hungaria do e ndërtojë pjesën e saj të “Rrjedhës së Jugut”


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Hungaria ka njoftuar se ky shtet do e ndërtojë pjesën që i takon për projektin e tubacionit të gazit rus, “Rrjedha e Gazit” ër ta furnizuar Evropën duke e anashkaluar territorin e Ukrainës.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka thënë sot në Serbi se “ata që thonë se ne nuk duhet ta ndërtojmë ‘Rrjedhën e Jugut’, duhet të bëjnë fillimisht një propozim alternativ se si do të mund të jetonim ne pa energji”.

Komentet e Orbanit nënvizojnë ndasitë në mes vendeve të BE-së rreth këtij prohekti, që pritet të kalojë prej Detit të Zi, përmes Serbisë, Hungarisë e të arrij deri në Austri.

Komisioni Evropian iu ka bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së që t’i rezistojnë presionit të Kremlinit rreth këtij projekti, duke thënë se kontratat me Gazpromin rus i shkelin rregullat e BE-së.

Bulgaria e ka ngrirë projektin në fjalë në territorin e saj.

Mirëpo, më 24 qershor, kompania austriake e energjisë, OMV ka nënshkruar kontratë me Gazpromin rus për të ndërtuar pjesën që i takon Austrisë.

Serbia, më 17 qershor e ka rikonfirmuar përkushtimin e saj ndaj këtij projekti.

XS
SM
MD
LG