Ndërlidhjet

Sulmi me bombë vret katër ushtarë afganë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Policia afgane ka njoftuar se një sulmues vetvrasës me bombë ka vrarë së paku katër pjesëtarë të forcës ajrore afgane dhe ka plagosur pesë të tjerë kur shpërthimi ndodhi në afërsi të një autobusi që bartte personel ushtarak në kryeqytetin e vendit, Kabul.

Hashmat Stanekzai, zëdhënësi i shefit të policisë së Kabulit, ka thënë se sulmuesi me bombë e ka pasur si cak autobusin.

Shpërthimi ka ndodhur në zonën e sigurisë së lartë në zonën ku ndodhet edhe Universiteti i Kabulit përgjatë tensioneve të larta politike si shkak i rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale afgane.

XS
SM
MD
LG