Ndërlidhjet

Takim në Berlin për krizën në Ukrainë


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Raportimet që citojnë diplomatët francezë thonë se ministrat e jashtëm të Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë pritet të takohen në Berlin sot për të diskutuar krizën e Ukrainës.

Lajmi është bër ëi ditur në kohën kur forcat qeveritare ukrainase e kanë vazhduar ofenzivën kundër separatistëve pro rus në lindje të Ukrainës pas përfundimit të një armëpushimi 10 ditor që kishte për qëllim dhënien fund të krizës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se homologu i tij ukrainas, Petro Poroshenko e ka marrë përsipër përgjegjësinë për nisjen e veprimeve në betejë në Ukrainë”.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se vendimi i Poroshenkos për të mos e zgjatur armëpushimin e ka nisur “një cikël të ri të gjakderdhjes me pasoja që do të jenë të pa parashikueshme për shtetin e Ukrainës”.

Ministria e Jashtme ka thënë se Lavrov i ka bërë këto komente gjatë një bisede telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.

XS
SM
MD
LG