Ndërlidhjet

Koreja Veriore teston dy raketa të tjera


(Ilustrim

(Ilustrim

Koreja Jugore ka njoftuar se shteti fqinj verior ka gjuajtur në bregdetin e saj lindor dy raketa me rreze të shkurtëra.

Koreja e Veriut këtyre ditëve ka kryer disa teste të tilla raketore, teste këto që po ndodhin pak para vizitës në Seul të presidentit kinez, Xi Jinping.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrotjes në Seul ka thënë se testi duket se është përbërë nga dy lansime raketore që kanë rreze deri në 180 kilometra.

Ky ishte testi i tretë nga Veriu i kryer brenda një jave.

Presidenti kinez pritet të arrij nesër për vizitë në Korenë kapitaliste të Jugut, ndërsa gjatë qëndrimit tre ditor, Xi Jinping pritet të takohet edhe me presidenten e Koresë së Jugut, Park Geun Hye.

Çështja e programit bërthamor të Koresë së Veriut pritet të jetë një prej pikave kryesore të agjendës së dy presidentëve.

XS
SM
MD
LG