Ndërlidhjet

Armët e fundit kimike të Sirisë arrijnë në Itali


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Një anije daneze që mban qindra ton të armatimit kimik sirian ka arritur në portin jugor italian të Gioia Tauro prej nga armatimi do të bartet për në anijen e mallrave amerikane ku edhe do të bëhet shkatërrimi i armatimit kimik.

E përcjellur nga anijet e shërbimit bregdetar italian dhe anije të tjera, “Ark Futura” ka ankoruar në port në agim.

Muajin e kaluar kjo anije ka marrë sasinë e fundit të armëve kimike, përfshirë edhe gazin mustardë dhe gazin sarin, që i janë marr Sirisë si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për shkatërrimin e armatimit kimik të këtij shteti.

Kemikalet do të vendosen fillimit në anijen amerikane dhe më pas ato do të neutralizohen në det.

XS
SM
MD
LG