Ndërlidhjet

logo-print

Izrael:Mijëra pjesëmarrës në funeralin e adoleshentëve


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Disa mijëra persona kanë marrë pjesë në funeralin e tre adoleshentëve izraelitë që janë marrë peng dhe vrarë derisa gjindeshin në Bregun Perëndimor.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve, kryeministri Benjamin Netanjahu, autorët e vrasjes i ka përshkruar si “vrasës monstruoz”.

Për këto vrasje, Izraeli e fajëson lëvizjen islamike Hamas, ndonëse këta të fundit e kanë hedhur poshtë përfshirjen e tyre në këtë rast.

Trupat e pajetë të adoleshentëve janë gjetur më 30 qershor, mbi dy jabë pasi ata janë deklaruar të zhdukur.

Gjatë natës, ushtria izraelite ka thënë se aeroplanët e tyre kanë bombarduar mbi 30 caqe në Rripin e Gazës, shumica e të cilave i takojnë Hamasit, si përgjigje ndaj sulmeve me raketa të këtij lëvizjeje.

Në Bregun Perëndimor, trupat kanë hapur zjarr dhe kanë vrarë një palestinez gjatë bastisjeve që janë bërë me qëllim të kryerjes së disa arrestimeve.

XS
SM
MD
LG