Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Mirëpritet shtyrja e rezultatit të zgjedhjeve


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Kandidati për president të Afganistanit, Abdullah Abdullahu, e ka mirëpritur njoftimin për shtyrjen e shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.

Abdullahu e ka bojkotuar numërimin e votave pas rundit të zgjedhjeve të mbajtur më 14 qershor, duke e akuzuar rivalin e tij, Ashraf Ghanin, presidentin në largim, Hamid Karzain dhe autoritetet zgjedhore për manipulim të zgjedhjeve.

Komisioni i Pavarur i Zgjedhjeve ka thënë se dhënia e rezultateve preliminare që zyrtarisht duhej të bëheshin publike më 2 korrik, mund të shtyhet për disa ditë.

Abdullah ka thënë dje se shtyerja mund të lejojë për një auditim vigoroz të fletave të dyshuara të votimit dhe ka shtuar se “gati të gjithë tani pajtohen se ka pasur manipulim industrial të votës”.

Komisioni i Pavarur i Zgjedhjeve i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ata po rinumërojnë votat në rreth 1900 qndra votimi në 30 krahina, një proces që mund të marrë nga 4 deri në 5 ditë.

Departamenti amerikan i Shtetit, ndërkohë ka njoftuar se Sekretari i Shtetit, Joh Kerry e ka telefonuar presidentin në largim, Hamid Karzain më 1 korrik dhe i ka kërkuar atij që të merret me shqetësimet e kandidatëve.

XS
SM
MD
LG