Ndërlidhjet

Tetë të vrarë në sulmin e fundit në Afganistan


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Autoritetet afgane kanë thënë se së paku tetë oficerë ushtarakë janë vrarë dhe 13 të tjerë janë lënduar sot kur një sulmues vetvrasës e hodhi vetën në erë në afërsi të një autobusi që bartte personel ushtarak për në kryeqytet, Kabul.

Hashmat Stanekzai, zëdhënësi i shefit të policisë ka thënë se sulmuesi e ka pasur si cak këtë autobus.

Së paku pesë civilë gjithashtu janë lënduar në këtë sulm.

Talibanët e kanë shfrytëzuar një nga profilet e tyre në “Tëitter” për të njoftuar se ata qëndrojnë prapa sulmit.

Shpërthimi ka ndodhur në një zonë të sigurisë së lartë në afërsi të Universitetit të Kabulit në një kohë kur ka rritje të tensioneve poltike si shkak i rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.

Ky është sulmi i parë i kryer gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

XS
SM
MD
LG