Ndërlidhjet

Jemen: 15 të vrarë në përleshjen në mes fiseve


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Përleshjet në mes të dy fiseve jemenase rreth pronësisë së një toke në pjesën juglindore të Jemenit, që besohet se është e pasur me naftë, ka lënë 15 të vdekur, raporton agjencia franceze e lajmeve, AFP.

Disa persona të tjerë janë lënduar në luftimet që kanë nisur sot në mes të fiseve të Al Butahif, nga krahina lindore Marib dhe fisit Belhareth nga krahina Shabwa.

Të dy fiset kanë probleme me njëra tjetren rreth një zone të shkretëtires në mes të dy krahinave.

Gjashtë pjesëtarë të fisiti Al Butahif dhe nëntë prej fisit Belhareth, janë vrarë gjatë përleshjeve ku thuhet se janë përdorur armë të lehta dhe të rënda.

Në shtetin që përbëhet nga një numër i madh fisesh në gadishullin arabik ka miliona armë zjarri aq sa besohet se ka nga tri armë për çdo person.

XS
SM
MD
LG