Ndërlidhjet

Bie papunësia në Spanjë


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Papunësia në Spanjë ka shënuar rënie gjatë muajit qershor duke treguar kështu shenja të përmirësimit ekonomik pas recensionit dy vjeçar, ka njoftuar qeveria spanjolle të mërkuren.

Numri i personave te regjistruar si të papunë në ekonominë spanjolle, ekonomia e katërt më e madhja në eurozonë, ka rënë për 122 684 duke e zvogëluar kështu numrin e të papunëve në 4.45 milionë spanjollë.

Kjo rënie e papunësisë po ndodhë që 11 muaj rresht, thotë një raport i ministrisë së punës në Spanjë.

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy që e udhëheqë qeverinë konservative, po mundohet që të zvogëlojë çdo herë e më shumë, gjashtë vjet pas shkatërrimit të industrisë së ndërtimit e cila shaktoj humbjen e miliona vendeve të punës.

XS
SM
MD
LG