Ndërlidhjet

Putin e viziton Minskun


Presidenti rus, Vladimir Putin (ARKIV)
Presidenti rus, Vladimir Putin (ARKIV)

Presidenti rus, Vladimir Putin do e vizitoj kryeqytetin bellorus, Minsk gjatë ditës së sotme për të marrë pjesë në ngjarjet që shënojnë 70 vjetorin e çlirimit të Bellorusë nga okupimi nazist.

Presidenti rus, pritet që të vendos një kurorë me lule në Monumentin e Fitores dhe të marrë pjesë në zbulimin e ndërteses së re të “Muzeut të Patriotizmit të Madh të Historisë së Luftës”.

Sipas Kremlinit, Putini do e vizitoj kryeqytetin bellorus me ftesë të homologut të tij nga ky vend, Alyaksandr Llukashanka.

Të dy presidentët do të diskutojnë marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet që kanë të bëjnë me procesin e integrimit rajonal.

Rusia, Bellorusa dhe Kazakistani janë pjesë e një Unioni Doganor të krijuar nga Rusia, e cila pritet të nis së funksionuari si Union Ekonomik Euroaziatik.

Ky union e ka për model mënyrën e funksionimit të Bashkimit Evropian, ndërsa do të bëhet funksional më 1 janar të vitit 2015.

XS
SM
MD
LG