Ndërlidhjet

Pensionohet i deleguari amerikan për Afganistanin


Përfaqësuesi Special amerikan për Afganistan, James Dobbins
Përfaqësuesi Special amerikan për Afganistan, James Dobbins

Përfaqësuesi i Departamentit amerikan të Shtetit për Afganistanin dhe Pakistanin, është duke u larguar nga detyra gjatë këtij muaji.

Diplomati vetaran 72 vjeçar, James Dobbins, është kthyer nga pensioni vitin e kaluar që të shërbëje në postin e caktuart nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka thënë se Dobbins ka mjaft arsye që të jetë krenar duke qendruar në ballë të përpjekjeve amerikane në Afganistan dhe Pakistan.

Largimi i Dobbinsit bëhet në një kohë të paqartë për Afganistanin për shkak të mospajtimeve rreth rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, një proces ky që është dëmtuar nga akuzar për manipulime.

Gjatë një interviste me “The Neë York Times”, Dobbins, problemin zgjedhor e ka quajtur “serioz” dhe ka thënë kjo do të mund të “prezantonte rrezik real për ndarje”.

Por, ai ka shtuar se mbetët me shpresë për një zgjidhje të pranueshme të krizes gjatë javëve në vijim, duke thënë se një rezultat i qartë është ndoshta faktori më i rëndësishëm i të ardhmes së Afganistanit”.

Dobbins do të zëvendësohet nga Daniel Feldman.

XS
SM
MD
LG