Ndërlidhjet

Sulmohet aktivisti rus i të drejtave të njeriut


Aktivisti rus për të drejtat e njeriut, Andrey Yurov
Aktivisti rus për të drejtat e njeriut, Andrey Yurov

Një pjesëtar i Këshillit rus për të Drejtat e Njeriut është sulmuar në qytetin jugperëndimor të Voronezhit.

Andrei Yurov, ka thënë se dy persona të maskuar i janë afruar pasditen e 1 korrikut në Voronezh, e kanë goditur disa herë dhe i kanë hedhur fytyres antiseptik ngjyrë të gjelbert që nuk fshihet.

Yurov, që nuk ka shkuar për trajtim në spital, e ka të lënduar gjurin dhe ka djegie kimike në sytë e tij.

Mjekët thonë se lëndimet e tij nuk janë serioze.

Yurov ka thënë se nuk e di kush e sulmoj dhe pse.

Ai njihet për akitivitetet e tij për të drejtat e njeriut.

Ai është ekspert i Grupit të Helsinkut në Moskë dhe udhëheqë Fondacionin e Lëvizjes për Mbrojtjen e të Drejtave të të Rinjëve

XS
SM
MD
LG