Ndërlidhjet

Vritet një adoleshent palestinez, dyshohet për hakmarrje


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Trupi i një adoleshenti palestinez që ishte raportuar se është ishte kidnapuar, është gjetur sot në qytetin e Jerusalemit.

Vdekja po përshkruhet si një “sulm hakmarrës” për vrasjen e tre adoleshentëve izraelitë, trupat e të cilëve janë gjetur më 30 qershor.

Gjetja e trupit të viktimës 16 vjeçare palestineze ka nxitur përleshje në pjesën lindore të Jerusalemit.

Djaloshi raportohet se ishte kidnapuar në mëngjes, pasi njerëzit e kanë parë që me zor është futur në një makinë.

Kryebashkiaku i Jerusalemit, Nir Barkat, e ka dënuar vrasjen duke e quajtur “të tmerrshme dhe barbare”.

Ai është zotuar se do të gjej vrasësit ndërsa ka bërë thirrje për qetësi në qytet.

Tensionet janë rritur në Izrael prej 12 qershorit kur tre adoleshentë izraelitë janë zhdukur në Bregun Perëndimor.

Izraeli e fajëson lëzijen islamike, Hamas për vrasjen e trefishtë, ndërsa është zotuar se do ta ndëshkojë atë për këto vrasje.

XS
SM
MD
LG