Ndërlidhjet

Netanyahu dënon vrasjen e të riut palestinez


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se vrasja e një të riu palestinez, me sa duket në një sulm hakmarrës, është “vrasje e neveritshme”.

Netanyahu u ka bërë thirrje qytetarëve që “të mos e marrin ligjin në duart e veta” dhe që të qëndrojnë të qetë.

Trupi i pajetë i të riut është gjetur sot në Jerusalem.

Vrasja është përshkruar si “sulm hakmarrës” për vrasjen e tre adoleshentëve izraelitë, trupat e të cilëve janë gjetur më 30 qershor.

XS
SM
MD
LG