Ndërlidhjet

Policia shpërndan protestuesit në Hong Kong


Hong Kong - foto arkivi

Hong Kong - foto arkivi

Policia e Hong Kongut ka shpërndarë qindra protestues që bënin thirrje për demokraci më të madhe në këtë qytet.

Protesta e sotme vjen një ditë pas një tubimi masiv, i cili, sipas organizatorëve, ka tërhequr rreth 500,000 njerëz.

Protestat, të organizuara kryesisht nga grupet studentore, shihen si sfida më e madhe për sundimin komunist në Hong Kong prejse ish-kolonia britanike është rikthyer nën kontrollin e Pekinit më 1997.

Mbi 500 njerëz janë arrestuar të martën, disa prej tyre nën akuzat se kanë marrë pjesë në një tubim të paautorizuar dhe se kanë penguar policinë.

Demonstruesit kërkojnë demokraci më të madhe në zgjedhjet për udhëheqës të Hong Kongut më 2017.

XS
SM
MD
LG