Ndërlidhjet

logo-print

Moldavia ratifikon marrëveshjen me BE-në


Ilustrim

Ilustrim

Parlamenti i Moldavisë ka ratifikuar Marrëveshjen e Asociimit me Bashkimin Evropian.

Pro kanë votuar 59 deputetë, ndërsa katër kanë qenë kundër.

Sipas ligjit moldav, për ratifikimin e marrëveshjes ka qenë e nevojshme shumica e thjeshtë e 101 deputetëve.

Presidenti Nicolae Timofti i ka thënë parlamentit se “perspektiva e anëtarësimit në BE duhet të jetë hapi i ardhshëm kryesor i Moldavisë”.

Seancën e sotme e kanë braktisur deputetët e Partisë Komuniste.

XS
SM
MD
LG